Pas zjarrit te vila e ish-diktatorit, Berisha nuk shkon në seancë, mesazhe Ramës poshtë zyrës së tij: Vendi po hyn në fazë kritike
Sali Berisha ka zgjedhur që mesazhet e tij t’i japë nga foltorja e përjavshme jashtë ambienteve të Kryeministrisë, duke ‘braktisur’ seancën plenare të kësaj të hënë. Jashtë zyrës së Edi Ramës, Berisha ka falënderuar protestuesit e së shtunës, të cilët gjatë marshimit nëpër kryeqytet, hodhën molotov e fishekzjarrë te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke i vënë flakën. “Marshi epik i protestuesve, të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilën dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, mirënjohje të pakufishme”, tha Berisha. “Të dashur miq, duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë. Edi Rama, siç e shihni, pasi është kapur, është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se...
Burimi:
top-channel.tv