Pas zjarreve, ndihma për bashkitë ‘e përmbytura’, Vengu: Buxhet domethënës, po ndihmojmë në dy drejtime

Pas zjarreve, ndihma për bashkitë ‘e përmbytura’, Vengu: Buxhet domethënës, po ndihmojmë në dy drejtime

Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se qeveria do të ofrojë ndihmë për bashkitë e prekura nga përmbytjet e fundit që shkaktuan dëme të konsiderueshme. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vengu u  shpreh se ndihmë do t'u jepet kryesisht bashkive më të vogla, teksa shtoi se, në dispozicion është një buxhet domethënës për çdo bashki në funksion të digave dhe pritave themelore. Ministri shtoi se po ndihma po jepet në dy drejtime, si nga fondet e emergjencës civile që po rriten ndjeshëm, dhe nga investimet në infrastrukturë.  “Riparimet e argjinaturave po vijojnë, dhe nga ana tjetër kemi nisur punën e rehabilimit me disa bashki të vendit. Kemi një buxhet domethënës për cdo bashki në funksion të digave, pritave themelore. ...