Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj betohen nesër në Presidencë

Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj betohen nesër në Presidencë

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Betimi i tyre vjen një ditë pas votimit në Kuvend. Ministrat që marrin nesër detyrën pas betimit në Presidencë: -Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; -Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; -Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; -Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; -Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; -Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; -Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin