Pas Vlorës, Ivanka Trump shëtit nëpër Tiranë, shfaqet me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Burimi:
ntv.al