Pas protestës, Berisha: Policia dhunoi qytetarët dhe deputetët, do të përgjigjen para drejtësisë
Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur nga selia e PD-së, paralajmëroi policinë të ndalë dhunën ndaj protestuesve, duke theksuar se secili prej tyre do të marrë përgjigjen që meriton. Sipas tij, sjellja e protestuesve ka qenë e qetë. “U them unë atyre që vetëpërmbajtja, guximi dhe qëndrimi paqësor i protestuesve është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi i tyre. Dhjetëra mijëra guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’ju dhënë atë që meritoni. Vetëpërmbajtjen e tyre mos e merrni për dobësi; ajo është vendosmëri për të realizuar qëllimin për ta hedhur në koshin e plehrave të historisë një nga armiqtë më të rrezikshëm të kombit shqiptar, Edi Ramën. Mos mendoni se durimi ka fund; ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje dhe kjo vendosmëri e jona nuk mund...
Burimi:
vizionplus.tv