Pas paralajmërimit për zgjedhje brenda partisë, Rama mbledh të gjithë deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtuesit e njësive të kryeqytetit
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e qarkut të Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të njësive të kryeqytetit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bën me dije se ky takim vjen në vazhdën e mbledhjes dhe porosive të dhëna një ditë më parë në Kryesi. Rama paralajmëroi nisjen në qershor të një procesi zgjedhor brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në të gjitha bashkitë e vendit. Në fokus të takimit ishin edhe problematitikat në kryeqytet në kushtet kur Bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliajt. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv