Pas ndryshimeve të miratuara në Asamblenë e PS, Rama mbledh nesër në seli drejtuesit politikë në qarqe

Pas ndryshimeve të miratuara në Asamblenë e PS, Rama mbledh nesër në seli drejtuesit politikë në qarqe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbledhë të dielën drejtuesit e qarqeve në Selinë e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen një ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS që u mbajt në Durrës. Gati një vit nga zgjedhjet e ardhshme, kryetari i PS-së, Edi Rama ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, është emëruar drejtues politik i Tiranës, së bashku me Ogerta Manastirliun dhe Damian Gjiknurin. Top Channel