Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë! Çfarë pritet të ndodhë
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë mesditën e sotme, rreth orës 12:00. Sipas informacionve paraprake, në përfundim të mbledhjes, ministrat do të komunikojnë për mediat vendimet e miratuara. Mbledhja e qeverisë vjen pasi mëngjesin e sotëm kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama mblodhi Kryesin e Partisë Socialiste, në selinë rozë. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, bëri me dije se në mbledhje është diskutuar për procesin zgjedhor brenda në PS, ndërsa më datë 21 mars do të zhvillohet edhe mbledhja e Asamblesë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai