“Pas këtij fjalimi do më arrestojnë, ose breshëri plumbash”/ Demokrati në foltoren e Berishës: PD nuk ka reaguar…

“Pas këtij fjalimi do më arrestojnë, ose breshëri plumbash”/ Demokrati në foltoren e Berishës: PD nuk ka reaguar…

Nga foltorja në Durrës, një qytetar nga Mirdita i është drejtuar Sali Berishës duke kërkuar “të hapet Partia Demokratike”. Qytetari bëri edhe një denoncim për komisariatin e Mirditës, ku tha se pas këtij fjalimi mund ta arrestojnë. “Hapeni Partinë Demokratike me njerëz që kanë vlera konservatore. Keni sa të doni njerëz që janë konservatorë, që duan atdheun, familjen dhe kombin. Do të bëj një denoncim që kam dashur ta bëj në Mirditë. Do t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve. I kam thënë PD-së, dega Mirditë, dhe deputetëve të qarkut Lezhë; asnjë nuk ka reaguar. Kanë tre kriminelë në komisariatin e policisë Mirditë. Nga ky denoncim jam shpallur dy herë në kërkim. Mbase pas kësaj foltoreje ose policinë do ta kem te shtëpia, ose breshëri plumbash nga...