Pas Këlliçit, paraqitet në SPAK Indrit Hoxha, Arben Kraja po heton si u financua Kuvendi i Rithemelimit nga Berisha
arben kraja dhe sali berisha TIRANË- Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha u paraqit këtë të martë në SPAK, një ditë pasi në Prokurorinë e Posaçme u mor në pyetje dhe deputeti Belind Këlliçi. Jozyrtarisht mësohet se Hoxha dhe Këlliçi janë thirrur në SPAK, nga prokurori Arben Kraja, i cili ka hapur një hetim pasuror në drejtim të kreut të PD, Sali Berisha, në lidhje me financimin e Kuvendit të Rithemelimit, që është mbajtur prej tij në vitin 2021, kur u vendos dhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Vetë SPAK nuk ka pasur një qëndrim publik në lidhje me këtë dosje, ndërsa dhe vetë Këlliçi u tregua i rezervuar për të dhënë informacione gjatë ditës së djeshme, pasi la ambientet...
Burimi:
zeri.ai