No Image Available

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Rama ‘blen’ ish-deputetin demokrat, e bën Kryeinspektor të Përgjithshëm

Sipas mediave, kryeministri Edi Rama ka emëruar Dashnor Sulën, ish-deputet i Partisë Demokratike, në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror. Ky post mbahej më parë nga ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Hajdari e mbante këtë pozicion që prej korrikut të vitit 2016. Institucioni i Inspektoratit të Përgjithshëm është nën varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit.  Inspektorati Qendror ka nën mbikëqyrjen e tij të gjithë inspektoratet qendrore dhe vendore. Ky institucion miraton formatin e raportit vjetor të veprimtarive të inspektorateve.