Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Ditën e nesërme, në Partinë Socialiste do të mbahet një takim me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00. Ndërkohë, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se ai u ka kërkuar përfaqësuesve të dalin më shpesh në terren për të takuar qytetarët, si dhe të forcojnë organizimin e brendshëm. Deputetët dhe ish-deputetët do të duhet të koordinohen me Bashkinë e Tiranës për evidentimin e problematikave, të cilat më pas do të raportohen në mbledhjet përkatëse. Burime për A2 CNN tregojnë se Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, sidomos sa i përket menaxhimit të hapësirave publike....