Pas debatit me ministren Ismailaj në mbledhjen e grupit të PS, Spiropali me mesazh të koduar në FB: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Pas debatit me ministren Ismailaj në mbledhjen e grupit të PS, Spiropali me mesazh të koduar në FB: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook, një ditë pas debatit me ministren Erjona Ismaili. “Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali krahas fotos. Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat prodhoi një ditë më parë përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij dikasteri dhe ish-ministre e Jashtme. Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama. Kur ministrja Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse...