Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit. Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj. Gjatë fillimit të emisionit ka ndodhur një debat mes Rexhajt dhe Hilës lidhur me kulturën e korrupsionit në disa vende të Evropës, duke e lidhur me kontekstin shqiptar. Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare. Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare. Pas këtij debati, Hila është larguar nga emisioni i irrituar.