Pas Davosit, Uashingtoni i mbyll derën Edi Ramës edhe në Konferencën e Mynihut, SHBA ftojnë Kurtin dhe e urojnë për…

Pas Davosit, Uashingtoni i mbyll derën Edi Ramës edhe në Konferencën e Mynihut, SHBA ftojnë Kurtin dhe e urojnë për…

Një tjetër goditje diplomatike duket se ka mbërritur për kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili pas mungesës në Davos (Zvicër) pak ditë më parë, nuk u ftua as këtë javë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën të përqafojnë publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një kohë kur Tirana zyrtare përpiqet të tregojë marrëdhënie të shkëlqyera me Uashingtonin, sinjalet që vijnë nga administrata amerikane duken krejt të kundërta. Pas më shumë se një viti në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar me kryeministrin Rama. Madje, sipas zhvillimeve të fundit, mungesa e ftesës në forume të nivelit të lartë shihet si një izolim i heshtur diplomatik. Në Davos, ku u...