Partia Socialiste mbledh ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare në Durrës, riorganizimi dhe mesazhet e Ramës
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të kryesojë punimet e Asamblesë Kombëtare këtë të shtunë, më 21 mars. Ky takim, i cili do të mbahet në qytetin e Durrësit duke nisur nga ora 10:00, shënon një moment kyç në kalendarin politik të mazhorancës. Vendimi për thirrjen e këtij forumi të lartë u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë më 11 mars. Ky hap vjen pas një muaji intensiv aktiviteti brenda kampit rozë, ku fokus i veçantë i është kushtuar, analizës së strukturave organizative në terren, ristrukturimit të degëve lokale, përgatitjes për procesin zgjedhor të brendshëm, i cili zhvillohet çdo dy vite. Çfarë pritet të ndodhë?Asambleja pritet të jetë një platformë ku do të diskutohet mbi ecurinë e procesit të riorganizimit “nga qendra në...
Burimi:
kohajone.com