“Partia nuk është e Flamur Nokës”/ Alesia Balliu reagon ndaj përjashtimeve: Vendimet merren sipas interesave
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Flamur Nokës për përjashtimin nga partia të dy anëtarëve, Dritan Burgijan dhe Arlind Boshkun. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Balliu vë në dyshim arsyetimin e këtij vendimi, duke theksuar se justifikimi për bashkëpunim të fshehtë me Partinë Socialiste ngre pikëpyetje mbi standardet që përdoren brenda PD-së. Ajo kërkon një sqarim publik se pse, sipas saj, i njëjti standard nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Balliu përmend konkretisht rastin e deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, për të cilin thotë se prej kohësh qarkullojnë pretendime mbi përfitime të familjarëve të tij nga qeveria. Sipas saj, fakti që këto raste nuk trajtohen njësoj tregon për ekzistencën e një...
Burimi:
sot.com.al