Partia e Lirisë ngre alarmin për trajtimin e të burgosurve, Meta nga qelia: S’ka ujë, drita dhe ambiente sportive

Partia e Lirisë ngre alarmin për trajtimin e të burgosurve, Meta nga qelia: S’ka ujë, drita dhe ambiente sportive

Qeveria po krijon një agjenci të re e cila do të jetë përgjegjëse për të kontrolluar nëse zyrtarët shtetërorë abuzojnë me personat që janë në burgje, apo në shërbim prove. Ndonëse iniciativa premton më shumë siguri për të burgosurit, për Partinë e Lirisë është “një shkelje në kallo”. Përmes rrjeteve sociale, Ilir Meta nga qelia, bëri disa pyetje specifike duke ngritur dyshime mbi trajtimin e individëve në burgje. “Sa orë energji elektrike ka realisht në këtë burg të sigurisë së lartë dhe sa shpesh ndërpriten “dritat”? Sa orë ujë kanë të paraburgosurit dhe të burgosurit? Pse u shkatërrua edhe i vetmi mjet argëtimi, një fushë volejbolli? Le t’i pyesin gardianët: sa janë pagat e tyre reale? A u paguhen orët jashtë orarit? A marrin ushqimin që u...