“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

Ervin Salianji thotë se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’. Teksa publikoi një album me foto nga Shkodra, Salianji tha se ‘një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij përbën rrezikun më të madh për demokracinë’, ndërsa pushteti aktual është i konsumuar moralisht dhe pa përgjegjësi. Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka potencialin për ta realizuar ndryshimin, por vetëm përmes reformimit, hapjes ndaj shoqërisë dhe bashkimit të demokratëve me qytetarët. “Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji. Postimi i...