Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë
Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme. Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë takime pune nga data 16 deri në 18 shkurt në Shqipëri dhe Mal të Zi, dy vendet kandidate që kanë avancuar në procesin e anëtarësimit për të vlerësuar progresin dhe rrugëtimin e deritanishëm drejt aspiratës europiane. Eurodeputetët do të diskutojnë për reformat prioritare ndërsa pritet të rikonfirmojnë angazhimin e parlamentit europian për ti mbështetur në rrugën e tyre europiane. Axhenda parashikon takime me qeveritë dhe parlamentet në Shqipëri dhe Mal të Zi, kryesisht në përmbushjen e objektivave, që burojnë nga grupkapitulli i Themelorëve. Si Tirana ashtu dhe Podgorica janë pararojë në procesin e...
Burimi:
javanews.al