‘Parlamenti është katandisur’/ Kaso: Deputetët nuk dinë çfarë votojnë, plotësojnë normën
Deputeti demokrat, Ivi Kaso ngriti sot shqetësimin mbi atë që e cilëson si zhbërje të rolit të parlamentit. I ftuar në një studio televizive, Kaso ndau edhe një kritikë ndaj kolegëve deputetë, se nuk dinë çfarë ligjesh votojnë, por veprojnë thjesht për të plotësuar normën. “Është një Parlament i cili me ndërgjegje po e zhbën rolin e tij. Mos të flasim për deputetët. Nga 85 deputetët që votuan ndryshimet në Kod, nëse ka më shumë se 3 deputetë që e dinë se çfarë kanë votuar atë ditë, unë jap dorëheqjen nga çdo funksion. Kështu është katandisur Parlamenti. Kanë qenë një herë e një kohë këto ndërmarrjet që duhet të plotësonin normën. Është një Parlament që fut 21 ligje, dy ndryshime Kodi dhe realizon normën pa...
Burimi:
sot.com.al