“Parlament pa debat”! PD bojkoton seancën plenare të 17 marsit: E paligjshme dhe në shërbim të axhendës së qeverisë
Partia Demokratike-kuvendi TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare e thirrur nesër, 17 mars në orën 10:00, sipas tyre në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se kjo seancë është e thirrur për “axhendën personale” të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa rend dite të miratuar dhe pa mundësi për debat e të drejtë fjalimi për opozitën. Sipas Bardhit, një parlament i tillë është "një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik". Bardhi e zhvendos të gjithë vëmendjen tek protesta e 22 marsit dhe u bën apel qytetarëve për pjesëmarrje masive. Njoftimi zyrtar i Grupit Parlamentar i PD-së: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë...
Burimi:
zeri.ai