Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni u shpreh se në kuadër të negociatave me BE, janë propozuar disa nisma ligjore, të cilat synojnë të forcojnë “transparencën dhe llogaridhënien” me qëllim parandalimin e korrupsionit. Mes nismave dhe ligjeve të miratuara dhe atyre që janë aktualisht në diskutim publik, vihet re ligji për financimin e partive politike, procesi i lobimit, sponsorizimet dhe donacionet. Këto veprimtari tha ajo do t’i nënshtrohet rregullave strikte, që synojnë të frenojnë çdo abuzim të mundshëm. Nismat dhe ligjet që u publikuan nga ministrja Pirdeni: -Fokusi është tek forcimi i parandalimit të korrupsionit. Në këto pesë nisma, është vendosja e disa themeleve dhe standardeve në legjislacionin shqiptar, duke mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë. Pra, për ta parandaluar para...
Burimi:
javanews.al