Paraja nuk blen lumturinë: Pse Kosova, më e varfër, është shumë më e lumtur se Shqipëria

Paraja nuk blen lumturinë: Pse Kosova, më e varfër, është shumë më e lumtur se Shqipëria

A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i Lumturisë tregon se, megjithëse vendet më të pasura priren të renditen më lart, lidhja mes të ardhurave dhe mirëqenies nuk është lineare. Faktorë si besimi te institucionet, mbështetja sociale dhe cilësia e jetës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa të ardhurat, duke dëshmuar se mirëqenia nuk matet vetëm me nivelin e pasurisë. Nëse e kthejmë debatin në trevat shqiptare, duket se paraja nuk blen lumturinë. Kosova është renditur në vend të 16 në indeksin e fundit të lumturisë Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për 147 shtete, duke qenë e para në Europën Juglindore dhe me përmirësim të ndjeshëm nga vendi i...