Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria… Projekt i Ramës, për një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një emergjencë kombëtare, duke denoncuar largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. Në një deklaratë për media, Pano iu referua të dhënave të Eurostat-it, sipas të cilave vendi ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë së re në Europë, duke e lidhur këtë fenomen me politikat e qeverisë Rama dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të 10 shkurtit përpara Kryeministrisë. Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jonathan Pano: Të nderuar qytetarë, Sot, Shqipëria nuk po përballet thjesht me një lëvizje demografike, por me një gjakderdhje kombëtare që po i shteron vendit energjinë e tij më jetike: Rininë. Partia Demokratike...
Burimi:
syri.net