Paloka: SHBA e ka të qartë lidhjen e Ramës me krimin, presioni ndërkombëtar po e izolon qeverinë

Paloka: SHBA e ka të qartë lidhjen e Ramës me krimin, presioni ndërkombëtar po e izolon qeverinë

Presioni ndërkombëtar, veçanërisht nga SHBA, ndaj qeverisë Rama po rritet për shkak të shqetësimeve mbi lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke e vendosur atë në një pozicion gjithnjë e më të vështirë.I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Deputeti i PD-së, Edi Paloka, theksoi se qeveria Rama ndodhet nën një presion të fortë ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të lidhjeve të saj me krimin e organizuar dhe narkotrafikun. Sipas Palokës, sinjalet e ardhura së fundmi nga përfaqësues të lartë amerikanë janë një mesazh i qartë se Perëndimi tashmë e ka kuptuar dhe po e pranon hapur realitetin e kapjes së shtetit nga krimi, ndërsa përpjekjet e kryeministrit Rama për ta fshehur këtë të vërtetë me manovra politike dhe propagandë...