Paloka: Rama nuk po mbron Ballukun por veten, heshtja e saj është kërcënim

Paloka: Rama nuk po mbron Ballukun por veten, heshtja e saj është kërcënim

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se fjalimi maratonë i kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të Belinda Ballukut ishte në thelb një akt vetëmbrojtjeje. Sipas tij, kryeministri nuk po mbron ish-ministren, por po përpiqet të mbrojë veten nga përfshirja e mundshme në çështjen nën hetim. Në një intervistë në SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Paloka theksoi se heshtja e plotë e të akuzuarës, Belinda Balluku, është tejet domethënëse. Paloka argumentoi gjithashtu se Rama ndodhet i kërcënuar ose i detyruar të mbrojë Ballukun, sepse e di që “filli i këtij hetimi” mund të përfundojë tek ai. Si një shembull konkret, ai përmendi rastin e tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se Rama ishte i përfshirë direkt në marrëveshjen prej 50 milionë eurosh me një...