Paloka: Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, protestat janë e vetmja rrugë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, ka përsëritur qëndrimin e opozitës lidhur me situatën politike në vend, duke theksuar se kërkesat e protestave mbeten të pandryshuara. Ai u shpreh se në Shqipëri demokracia është cënuar rëndë dhe se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme i lë qytetarëve si alternativë të vetme reagimin përmes protestave. Edi Paloka: Kërkesat ngelen po ato që janë shpallur prej kohësh. Në një vend ku demokracia ka vdekur praktikisht, nuk ka zgjedhje të tjera dhe jo vetëm kaq, por dhe ajo e famshmja drejtësi e reformuar për të cilën Rama deri dje mburrej, vdiq edhe ligjërisht. Pasi vetë, thashë, ai që mburrej, që e kishte sjellë në jetë, madje...
Burimi:
syri.net