Pakti Rama-Vuçiç/ Gazetari gjerman bën deklaratën e fortë në SYRI TV: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV. Ai komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter Allgemeine Zeitung se janë gati të pranojnë një anëtarësim të dorës së dytë në BE. Rama dhe Vuçiç kërkojnë anëtarësim në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen. Në intervistë, Martens tha se nuk ekziston klima politike për zgjerimin e BE-së, pasi Gjermania, por edhe Franca nuk janë gati. Ai theksoi se anëtarësimi në BE nuk është në tavolinë, sikundër shtoi se as Serbia dhe as Shqipëria nuk plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian. “Disa persona kanë mendimin se tani kërkojnë rrugë të shkurtra për...
Burimi:
syri.net