“Paketë ndihme për të varfërit”, Malaj: Po mendojmë masat e reja. Bordi frenon abuzimet në treg

“Paketë ndihme për të varfërit”, Malaj: Po mendojmë masat e reja. Bordi frenon abuzimet në treg

Qeveria po mendon për një paketë mbështetëse për shtresat vulnerabël, që do të ndihmojë individët në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria, ne jemi në bashkërendim me të gjitha ministritë e linjës për të parë si do të jenë zhvillimet në vijim. Në rast se do të nevojitet që do të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të prezantuar paketa ndihmëse për shtresat në nevojë, padiskutim që do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme. Edhe vetë rezultatet na e mundësojnë këtë gjë”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj. Ministri Malaj shpjegoi edhe si do të bëhet ulja e akcizës së naftës me 20%, si një mekanizëm për...