‘Paketa e Maleve favorizon klientët e qeverisë’, Rira: Ligj për oligarkët, jo për komunitetet malore

‘Paketa e Maleve favorizon klientët e qeverisë’, Rira: Ligj për oligarkët, jo për komunitetet malore

Në një deklaratë për mediat, anëtarja e kryesisë Miranda Rira tha se Paketa e Maleve, që propozohet nga qeveria, nuk përbën një nismë të vërtetë për zhvillimin ekonomik të zonave malore. Sipas saj, ligji është një instrument për shpërndarjen e pronave shtetërore me çmim simbolik 1 euro tek klientë të kryeministrit dhe oligarkë të lidhur me pushtetin, duke krijuar rreziqe serioze për mjedisin dhe komunitetet lokale. “Ky ligj nuk synon të rrisë punësimin apo të ulë shpopullimin në zonat malore, por të legalizojë grabitjen e tokave shtetërore për të ndërtuar vila dhe resorte dimërorë për një dorë oligarkësh. Pyjet, kullotat dhe zonat e mbrojtura janë objekt i këtij ligji, duke vënë në rrezik florën dhe faunën që banorët kanë ruajtur shekuj me radhë,” theksoi Rira....