Pak orë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh ministrat! Çfarë pritet nga mbledhja…

Pak orë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh ministrat! Çfarë pritet nga mbledhja…

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje ministrat. Bëhet fjalë për mbledhjen e përjavshme, e shtyrë prej dy ditësh. Kjo mbledhje vjen vetëm pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar.  Riorganizimi lë jashtë kabinetit qeveritar Belinda Ballukun, e cila mbante dy postet si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës. Albana Koçiu, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë. Ndërkohë, Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë.  Besfort Lamallari largohet nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe kalon në krye të Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Koçiun ndërsa drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë e merr Toni Gogu. Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, merr drejtimin e Ministrisë...