Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Paga mesatare 833 euro, minimalja nga janari 500 euro”, Rama me gazetarët: Vitin e mbyllim me 3.9% rritje ekonomike
Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët. Ai u ndal te ekonomia duke thënë se ky vit parashikohet të mbyllet me një rritje prej 3.9%. “Jemi në një vit ende që në aspektin e ekonomisë është ndër më të mirët dhe parashikohet që të mbyllet me rritje 3.9%, që është një rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në kontinent. Bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në tremujorin e tretë kanë patur rritje mbi 10%. Paga mesatare në tremujorin e tretë ka rezultuar 833 euro. Për pak ditë kemi rritjen e pagës minimale që do prekë punonjës në të gjitha sektorët si privat edhe shtetëror. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer edhe...