“Padrejtësi”, Braçe ministres së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që s’përfituan nga skema e kompensimit
Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se kjo do të ndodhte do të ishte një zgjidhje e një padrejtësie. “Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi”, tha deputeti socialist. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv