Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike disa vite më parë. Bëhet fjalë për deklaratën e kreut të PD Sali Berisha në emisionin “Open” në Top Channel në vitin 2018. Berisha deklaroi asokohe se kryeministri Rama “kishte lidhje me Avdylët, si dhe pretendonte se kishte një video të kreut të qeverisë duke konsumuar lëndë narkotike. Këto deklarata përfunduan në gjykatë për shpifje me argumentin se “ i padituri ka përhapur informacion të rremë, mashtrues e denigrues, duke krijuar fabulën e rreme se Paditësi bashkëpunëtor me bandat e krimit të organizuar e përdorues lëndësh narkotike”. Në padinë e ngritur nga mbrojtja e kryeministrit, kërkohej një dëmshpërblim prej...
Burimi:
top-channel.tv