“Pa verifikim të plotë, betimi është i papranueshëm”, Vasili sulmon Ferit Hoxhën: Nuk mund të jetë ministër i Jashtëm..
Denoncim shumë i rëndë për Ministrin e Jashtëm! Sot Tedi Blushi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PL, denoncoi publikisht, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, fakte shokuese për Ministrin e Jashtëm të sapo votuar, Ferit Hoxha.Ministri i Jashtëm i dekretuar dhe votuar nga Rilindja në Kuvend, Ferit Hoxha, rezulton me fakte të pakundërshtueshme pa integritet shtetëror dhe me veprimtari të dyfishtë dhe shumë të dyshimtë u shpreh Petrit Vasili. Duke qenë kryenegociator i Marrëveshjes së Detit në vitin 2009 dhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha i përcillte në mënyrë të fshehtë informacione medias, duke trafikuar dokumente dhe një qëndrim totalisht të kundërt me qëndrimin shtetëror të firmosur po prej tij. Për llogari të kujt e ka bërë këtë lojë të...
Burimi:
sot.com.al