OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi sot, 20 janar, një takim me drejtuesin e sapoemëruar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.  Gjatë takimit, siç shkruhet në faqen zyrtare, Tarran e uroi Braho për marrjen e detyrës dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të OSBE-së për SPAK-un në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.  Dy drejtuesit diskutuan mbi bashkëpunimin aktual dhe atë të ardhshëm mes OSBE-së dhe SPAK-ut.  Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për ngritjen e kapaciteteve institucionale, ofrimi i këshillave në hartimin e politikave, si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare.  Qëllimi i këtij bashkëpunimi, theksohet në njoftim, është forcimi i mëtejshëm i përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me...