Opozitarizmi nuk është vetëm sheshi!

Opozitarizmi nuk është vetëm sheshi!

Kryetare e LRE – Rinisja Në jetën politike shqiptare është ngushtuar përkufizimi i opozitarizmit. Jo gjithmonë me shpallje të mëdha, jo gjithmonë me fjalë të drejtpërdrejta, por si një filtër i heshtur që vepron mbi vlerësimin publik. Opozitar quhet para së gjithash ai që kalon nga sheshi, nga protesta, nga ritmi i alarmit dhe nga temperatura e çastit. Kush nuk kalon aty, mbetet në hije. Mund të ketë ide, mund të ketë karakter, mund të ketë ndërtuar organizim, mendim, njerëz, parti a një kulturë të vogël përgjegjësie publike, prapë mbetet në hije. Në një pjesë të jetës sonë politike, sheshi nuk po trajtohet më si mjet i kundërshtimit. Po trajtohet si licencë e tij. Protesta është mjet legjitim i qytetarit të lirë. Vijnë çaste kur...