Opozita zbret sot në shesh, Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive: Përmbysje njësoj si në Bangladesh dhe Nepal

Opozita zbret sot në shesh, Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive: Përmbysje njësoj si në Bangladesh dhe Nepal

Sot pasdite do të mbahet protesta e thirrur nga opozita. Pa orë para se opozita të zbresë në shesh, kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një konferencë për gazetarët, nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive. Ai u shpreh se ‘duhet përmbytur regjimi si në Bangladesh, Sri Lanka, apo Nepal’. “Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës. Të vijnë në Tiranë. Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret. Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh,...