“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

Politologu Fitim Zekthi, teksa ka komentuar protestat e PD-së, u shpreh se opozita prej vitesh vuan nga “e folura bosh”. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Zekthi tha se opozita përsërit slogane të përgjithshme që nuk realizohen kurrë, gjë që sipas tij, me kalimin e kohës rrezikon ta gërryej partinë. “Opozita vuan nga e folura bosh dhe ka vite që vuan nga kjo. Kjo është që ti thua gjëra të përgjithshme që nuk realizohen kurrë ‘Rama mbaroi, ne fituam…’. Me kalimin e kohës kjo e gërryen subjektin politik. Nga kjo vuan edhe Rama. Të gjithë kanë, por varet nga shkalla,” u shpreh Zekthi. Ai shtoi se një protestë për të pasur sukses duhet të plotësojë tre kushte: të jetë e pandërprerë, të vijë duke...