“Opozita s’ngjall më shpresë”/ Meçe: ‘Sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri

“Opozita s’ngjall më shpresë”/ Meçe: ‘Sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri

Analisti politik Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit në opozitë dhe sjelljen politike të Sali Berishës, duke i cilësuar ato si të përsëritura dhe jashtë normales. Sipas Meçes, opozita ndodhet në një fazë ezaurimi, ndërsa veprimet dhe deklaratat e Berishës nuk prodhojnë më shpresë apo alternativë për qytetarët, por synojnë vetëm krijimin e përditshëm të një ngjarjeje mediatike. Ai theksoi se Partia Demokratike është e uzurpuar nga një “sekt”, çka po pengon mendimin opozitar dhe përfaqësimin real të qytetarëve, duke nënvizuar se ndryshimi në opozitë do të vijë vetëm me largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së. “Do të vazhdojë çdo ditë e njëjta skemë. Nuk e di se çfarë po prodhon. Nuk gjen më asnjë...