Opozita “pushton” sot bulevardin, kërkohet dorëheqja e Ramës e Ballukut, 1350 efektivë për protestën
Opozita do të rikthehet në shesh këtë të martë, në protestën e tretë kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e Belinda Ballukut përballë drejtësisë. Demokratët janë thirrur të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së Kryeministrisë në orën 17:00. Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar më herët se 10 shkurti do të jetë dita e kryengritjes paqësore, duke shtuar se ky tubim do të trondisë qeverinë nga themelet, por skenari i protestës është ende i paqartë. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në terren do të angazhohen 1.350 efektivë policie dhe gjithashtu, do të bllokohet lëvizja në disa segmente rrugore. Nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në...
Burimi:
vizionplus.tv