Opozita proteston/ Deputetët e PD mblidhen në selinë blu, Berisha pritet me brohoritjen e mbështetësve
Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu. Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’. Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës. Parlamenti është rrethuar me gardh metalik për tubimin e Partisë Demokratike. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv