Opozita nuk mori pjesë në votimin për rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD e shpall Gardën Revolucionare organizatë terroriste

Opozita nuk mori pjesë në votimin për rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD e shpall Gardën Revolucionare organizatë terroriste

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike për shpalljen e Gardës Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste, edhe pse opozita nuk mori pjesë në votimin e Kuvendit. Në deklaratën zyrtare, PD thotë se dënon sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë. Në reagim, Berisha nuk komenton mungesën e opozitës në rezolutën që miratoi Kuvendi sot me 79 vota pro. “Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo...