Opozita njoftoi bojkot, Parlamenti voton nesër pr/rezolutën kundër Iranit, PS: Reflektoni, kush mungon…
kuvendi i shqiperise TIRANË- Kuvendi do të votojë nesër rezolutën “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste". Mësohet se në orën 09:00, një orë para nisjes së seancës plenare, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të bërë pjesë të punimeve rezolutën, e cila po në të njëjtën ditë do të votohet. Por, nga ana tjetër, opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme, 17 mars, me pretendimin se është e paligjshme dhe se është thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se kjo seancë është e thirrur për “axhendën personale” të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa rend dite të miratuar dhe...
Burimi:
zeri.ai