Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar
Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë. Mbledhja ka nisur rreth orës 13:00, por opozita edhe njëherë tjetër ka munguar. “Kjo është mbledhja e katërt që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë shumë të rëndësishme për një reformë e cila është në ngut kohe. Duke pasur parasysh se zgjedhjet e radhës vendore ndodhin në fundin e prillit apo në majin e vitit 2027, shtë shumë e rëndësishme që kjo reformë të përmbyllet siç janë dhe praktikat më të mira europiane, rreth 1 vit përpara zgjedhjeve, prandaj qëllimi ynë t’i qëndrojmë besnik këtij parimi, t’i mbyllim deri në korrik të këtij viti”, tha bashkëkryetari i këtij komisioni Arbjan Mazniku në nisje të fjalës së tij. Ai shtoi se për...
Burimi:
javanews.al