Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

Parlamenti debatoi sot për rritjen e çmimit të naftës pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Qeveria argumentoi se bordi për transparencën dhe mekanizmi i uljes së akcizës, pasi çmimi kalon 220 lekë për litër, është i mjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize. “Ulja e nivelit të akcizës, gjithashtu, ndikon edhe në uljen e TVSH-së së llogaritur në momentin e importimit, – 1.58 lekë/litër. Pra, në total ulja e akcizës dhe nga TVSH në import ulja e taksave llogaritet në 9.45 lekë për litër. Pra, një ndikim i drejtpërdrejt në zbutjen e rritjes së çmimeve për konsumatorin final”, Petrit Malaj, ministër i Financave. Por opozita deklaroi se kjo masë është e pamjaftueshme dhe i ka lënë qytetarët pa mbështetje...