“Opozita kështu siç është nuk fiton dot”, Salianji sfidon Berishën: Më 23 maj kandidoj për kryetar të PD

“Opozita kështu siç është nuk fiton dot”, Salianji sfidon Berishën: Më 23 maj kandidoj për kryetar të PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar në nje emision televiziv se më 23 maj do të garojë në zgjedhjet për kryetar të PD, duke sfiduar në këtë garë elektorale Sali Berishën. Salianji është shprehur se me situatën aktuale, PD nuk fiton dot zgjedhjet përball PS. “Patjetër që do të kandidojë, do të jem në garë më 23 maj. Kamë bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për të bërë PD fituese, PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam patur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”,-tha Salianji.