Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Opozita kërkon dorëheqjen, a do të ndodhë kjo në janar? Rama përgjigjet para gazetarëve
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mesditën e kësaj të marte konferencën e fundit përpara gazetarëve, ku ka bërë bilancin e punës së qeverisë për vitin që po lëmë pas, por ka iu përgjigjur edhe akuzave të opozitës. Të gjitha forcat opozitare e kanë mbyllur vitin me protesta, ku kryefjala e tyre është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. I pyetur nga gazetarët për këtë kërkesë të opozitës, dhe nëse pritet të ndodhë një gjë e tillë duke patur parasysh edhe akuzat e SPAK ndaj disa zyrtarëve të lartë, kryeministri Rama e mohoi në mënyrë kategorike. Ai tha se jo më larg se 7 muaj më parë shqiptarët i besuan kësaj shumice mandatin e katërt duke i dhënë jo pak, por 83 mandate. “Ça është...