“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Kryetari i PDK-së Nard Ndoka foli për kodin zgjedhor, të ndryshuar në 2008 dhe sesi ai e mban qeverinë në pushtet. Ndoka gjithashtu kritikoi opozitën, duke e konsideruar që nuk ruan një “standard”, në sjelljen politike. Sipas tij, opozita duhet të jetë “pasqyra” e qeverisë, por aktualisht ajo nuk e përmbush këtë rol. “Pa diskutim që edhe ne kemi një opozitë problematike në aspektin institucional. Në fund të fundit opozita është institucion, është pasqyra e kësaj mazhorance. Kur ke një pasqyrë të fortë dhe të pastër, që të t’i shfaqë defektet, detyrohesh të reflektosh. Pasqyra sot është me mjegull, është me avull”, u shpreh Ndoka. Ai theksoi se kjo situatë ndikon që qeveria...
Burimi:
javanews.al